Gazetari Ardian Gaxherri e ka mirëpritur veprimin e sotëm të deputetes Ganimete Musliu në seancën e 51-të për konstituimin e Kuvendit, për ndërprerjen e seancës.
Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ai ka pohuar se në situatën në të cilën është Kuvendit, veprimi i Musliut sot është reciprok me ato të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Besoj që është e vonuar më mirë vonë se kurrë, por Zonja Musliu pa dyshim se nuk do të donte të bënte një veprim të tillë, por kur ke të bësh me njerëz kaotik, me situatë kaotike siç është tani kjo Kosova. Padyshim do të duhet që të sillesh me mjete reciproke”.
“Një njeri që gjatë tërë kohës është duke abuzuar me atë vend, padyshim se duhet të ndalet disi, dhe mënyra për t’u ndaluar me sa duket është vetëm kjo që e përdori Zonja Musliu”, tha Gaxherri. /Klankosova.tv
The post Gaxherri: Veprimi i Musliut në Kuvend, me njerëz kaotik duhet sjellje reciproke (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.