Ditën e djeshme, Gjykata Supreme e Kosovës e ka shpallur të jashtëligjshëm vendimin për arkat fiskale.
Njëkohësisht, Supremja ka specifikuar se ata që janë zgjedhur si deputetë nuk mund të ushtrojnë funksione në Qeveri.
Kjo temë u trajtua sot edhe në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
Gazetari i Klan Kosovës Ardian Gaxherri, tha se ky vendim është i vonuar.
“Unë personalisht pa qenë jurist e kam theksuar me muaj të tërë që është një qeveri e kundërligjshme. Madje edhe ditën e djeshme, kur u mor vendimi. Kështu që Gjykata Supreme me këtë vendim është vonuar. Vendimi është i qëlluar. Neve na kanë shkuar katër muaj me një qeveri të kundërligjshme”, deklaroi Gaxherri.
Tutje, në emision u zhvillua një debat goxha i fortë mes të ftuarve në Klan Kosova, gazetarit Vullnet Krasniqi dhe opinionistit Sali Rexhaj.
The post Gaxherri: Qeveria Kurti, e kundërligjshme (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.