E premte, 18 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeGaxherri për moskonstituimin e Kuvendit: Kosovës i duhet roli i presidentit

Gaxherri për moskonstituimin e Kuvendit: Kosovës i duhet roli i presidentit

Të enjten, presidentja Vjosa Osmani mbajti një konferencë për media, ku foli rreth moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Ajo deklaroi se nëse nuk ka përparim gjatë vikendit, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, transmeton klankosova.tv.

Lidhur me këtë, në emisionin “Ora Shtatë”, gazetari Ardian Gaxherri tha se Kosovës i duhet roli i presidentit, pasi është pozita e vetme që garanton funksionalitetin e institucioneve të vendit.

“Neve na duhet roli i presidentit, sepse është i vetmi që garanton funksionalitetin e institucioneve të Kosovës, dhe kur shihet një gjendje e tillë siç është tek ne, duhet të ndërmarrë diçka. Besoj që brenda këtyre ditëve do të konstituohet Kuvendi, duke parë lëvizjet, duke parë presionin”, tha Gaxherri.

The post Gaxherri për moskonstituimin e Kuvendit: Kosovës i duhet roli i presidentit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT