E premte, 25 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeGaxherri: Pas 26 korrikut, mund të shkojmë edhe në zgjedhje të jashtëzakonshme

Gaxherri: Pas 26 korrikut, mund të shkojmë edhe në zgjedhje të jashtëzakonshme

Gazetari Ardian Gaxherri ka thënë se partitë politike nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës edhe nesër kur është afati i fundit për formimin e këtij institucioni, kjo sipas afatit të vendosur në Aktgjykimin e Kushtetueses, i cili është 26 korriku.

Në emisionin “Kosova Today” të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se moskonstituimi është shkelje kushtetuese dhe kjo duhet të dënohet.

“Gjykata Kushtetuese nuk mundet të bëjë presion politikisht. Ajo ka bërë presion përmes një kohe të caktuar që të konstituohet Kuvendi, tani me që Kuvendi nuk po e konstituohet po e shohim se nesër është finalja dhe është më se e qartë se duhet të presim deri nesër.  Sepse nuk kanë arritur marrëveshje, nuk i kanë arritur numrat”.

“Nuk do të ndodh që të konsituohet Kuvendi, andaj kjo quhet shkelje kushtetuese dhe shkelja kushtetuese duhet të sanksionohet patjetër në një formë apo në një formë tjetër”, ka thënë Gaxherri.

Gaxherri ka pohuar se Kushtetuesja mund që t’ia kalojë presidentes Vjosa Osmani të drejtën për të marrë hapa tutje lidhur me ngërçin politik, pas pyetjes që ajo ia ka parashtruar ditë më parë.

I njëjti shtoi se mund që Osmani ta dërgojë vendin në zgjedhje të reja.

“Në anën tjetër e kemi presidenten e vendit që i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me pyetje se çfarë do të  ndodh pas 26 korrikut se si duhet të dalim nga kjo situatë dhe se çka mund të veprojmë ne si shtet. Ka shumë gjasa që Gjykata Kushtetuese t’ia kalojë nën diskresion këtë çështje presidentes dhe të shkojmë edhe në zgjedhje të jashtëzakonshme, është diçka që mund të ndodh”, tha Gaxherri. /Klankosova

The post Gaxherri: Pas 26 korrikut, mund të shkojmë edhe në zgjedhje të jashtëzakonshme appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT