“Gati për të nisur që ditën e parë” – Kandidati i LDK-së Besnik Osmani prezanton vizionin për Fushë Kosovën

"Gati për të nisur që ditën e parë” – Kandidati i LDK-së Besnik Osmani prezanton vizionin për Fushë Kosovën

Përderisa fushata zgjedhore në Fushë Kosovë po merr hov e po intensifikohet dita-ditës, vëmendja e qytetarëve është përqendruar tek kandidatët që synojnë të udhëheqin komunën për katër vitet e ardhshme, e në mesin e tyre është Besnik Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Me një përvojë të gjatë në administratën publike dhe një vizion të qartë për zhvillimin e qëndrueshëm, Osmani kërkon të sjellë një model të ri qeverisjeje më afër qytetarëve dhe më transparent.


Osmani ka ndërtuar karrierën e tij kryesisht në institucionet publike, me një fokus në politikat dhe administratën publike.

– YouTube www.youtube.com

Ai ka filluar punën në Thesarin e Kosovës, duke kaluar më pas në pozita kyçe në Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Osmani po ashtu ka qenë auditor i përgjithshëm i Kosovës dhe ka bashkëpunuar me organizata ndërkombëtare si Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe USAID.

Aktualisht, ai shërben si nënkryetar i Komunës së Fushë Kosovës dhe është duke vijuar studimet e doktoratës në Administratë Publike.

Nëse zgjidhet kryetar, Osmani premton të zbatojë një plan konkret dhe të mirë organizuar për përmirësimin e jetës së përditshme në komunë.

Kandidati p\u00ebr kryetar n\u00eb Komun\u00ebn e Fush\u00eb Kosov\u00ebs, Besnik Osmani - LDK gjat\u00eb intervist\u00ebs n\u00eb Telegrafi.com me Elfije Boletini

Ai vë theksin në tre prioritete kryesore: “Ndërtimi i një rrethrrotullimi në rrugën ‘Nënë Tereza’ për të lehtësuar trafikun dhe përmirësimi i rrugëve ekzistuese si në qytet ashtu edhe në fshatra, përfshirë një rrugë të re që do të lidhë disa fshatra dhe do të zvogëlojë ngarkesën e trafikut. Ndërtimi i tri shkollave të reja dhe tri çerdheve për t’u përballur me rritjen e popullsisë dhe nevojat e familjeve që zgjedhin të jetojnë në Fushë Kosovë. Përmirësimi i sistemit të menaxhimit të mbeturinave, veçanërisht në qytet ku densiteti i popullsisë është rritur, duke zgjidhur problemet teknike dhe financiare të ndërmarrjes së pastrimit”.

I pyetur se ku dallon ai nga kundër kandidatët e tij, Osmani thekson se nuk fokusohet në kritika ndaj kandidatëve të tjerë, por në prezantimin e programit dhe ekipit të tij.

“Ne jemi të përgatitur për të filluar punën që në ditët e para të mandatit, duke ndjekur një plan strategjik afatgjatë dhe duke përmbushur premtimet ndaj qytetarëve”, shprehet ai.

Kandidati për kryetar, Osmani theksoi se Fushë Kosova brenda gjashtë muajve do të bëhet qyteti më i pastër në Kosovë.

Duke prekur çështjen e edukimit të hershëm, Osmani theksoi se mungesa e çerdheve publike është një sfidë reale për prindërit në komunë.

Kandidati p\u00ebr kryetar n\u00eb Komun\u00ebn e Fush\u00eb Kosov\u00ebs, Besnik Osmani - LDK

“Fushë Kosova ka nevojë për çerdhe. Do të ndërtojmë tri çerdhe të reja, në Miradi të Epërme, Sllatinë të Madhe dhe Bartë të Madh. Po ashtu, objekti i vjetër i QMF-së në Graboc do të adaptohet në një çerdhe të vogël për banorët lokalë”.

Një nga shtyllat kryesore të programit të Osmanit është rinia.

Ai njoftoi për ndërtimin e një qendre inovative në Vragoli, e cila do të jetë e pajisur me teknologji moderne dhe falas për të gjithë të rinjtë që duan të zhvillojnë ide inovative apo startape.

“Kemi planifikuar trajnime, subvencionim për startape dhe përfshirje të nxënësve të shkollave të mesme në praktika pune me sektorin privat. Gjithashtu, 800 bursa janë ndarë vetëm këtë vit, dhe do të rriten më tej”.

Për më shumë shikoni intervistën e plotë me kandidatin për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës nga LDK, Besnik Osmani. /Telegrafi/