E premte, 8 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeGashi: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë për ata që mendojnë se rregullat vlejnë...

Gashi: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë për ata që mendojnë se rregullat vlejnë vetëm për të tjerët

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me procesin e mëtejmë në Kuvend.

Ai ka theksuar se Kushtetuesja ka konfirmuar shkeljen nga ana e Avni Deharit, duke sqaruar se i njëjti kandidat nuk mund të votohet më shumë se tre herë, se deputetët nuk mund të fshihen dhe duhet të marrin pjesë në votim, si dhe se votimi është i hapur për qytetarët, njofton Klankosova.tv.

Sipas Gashit, ky vendim është “një shuplakë për ata që mendojnë se rregullat janë vetëm për të tjerët”, duke shtuar se demokracia mbahet me respektimin e ligjit, jo me “lojëra procedurale”.

The post Gashi: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë për ata që mendojnë se rregullat vlejnë vetëm për të tjerët appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT