Shantazhi ndaj vajzave, përmes fotografive dhe videove të papërshtatshme, po shënon rritje në Kosovë.
Në një intervistë për Ekonomia Online, avokati Tomë Gashi ka ngritur si shqetësim këtë fenomen ku vajzat përdoren përmes fotografive dhe videove të papërshtatshme për të manipuluar dhe frikësuar ato.
âJanë raste jashtëzakonisht të rënda dhe që në shumicën e rasteve vajzat e dhunuara përjetojnë një lloj shoku dhe që në shumicën e rasteve as që janë në gjendje për ta raportuar rastin menjëherë pas dhunimit në polici, prokurori apo kudo tjetër. Fenomeni më i ri që është tani është që në disa prej rasteve ato incizohen në skena të papërshtatshme, qoftë fotografi apo video, përmes tyre ata i shantazhojnë personat e caktuar sa që këto janë të detyruara që të shkojnë me dhunuesit e vet për ta mbrojtur integritetin e vet dhe të familjes së tyre. Ka raste që i shantazhojnë me pretendimet se do tâi publikojnë ato dhe do tâi sheh edhe familja e tyre edhe rrethi. Meqenëse prej rrjeteve sociale nuk mundet me u mbrojt thuajse askushâ, tha Gashi.
Ai sugjeroi që prindërit dhe familjarët të jenë të vëmendshëm ndaj shenjave të shqetësimit te vajzat e tyre, si ndryshimi i sjelljes dhe rënia e notave, duke u përpjekur tâi ndihmojnë që të hapen dhe të flasin për çfarë po ndodh.
âNe faktikisht atë që do të ishte e duhur ishte që nëse prindërit dhe familjarët shohin shqetësime te vajzat e tyre, atëherë do të duhet të merren me to, ta gjejnë mënyrën për të biseduar me to që ta tregojnë rastin se çka po ndodh, kur shihet që sjellja e tyre devijon thuajse krejtësisht. Fillon me nota të dobëta në shkollë dhe ka një stres permanent, derisa gjendja të përkeqësohet aq shumë sa që në disa raste mund të përfundojnë edhe tragjikisht. Sigurisht që duhet të jetë roli shumë aktiv edhe i shkollës, që shohin që një vajzë deri dje ka pasur sjellje të tjera ndërsa ka ndryshuar totalisht që ajo jeton në një ferr sepse nuk ka guxim as të bisedojë as me shok e as me shoqe, për shkak të skandalit që mund të bëhet dhe mund ta përcjell gjatë jetës së sajâ, ka theksuar ai, transmeton Klankosova.tv.
Gashi ka theksuar rëndësinë e mbështetjes familjare dhe shkollore për të identifikuar shenjat e dhunës dhe për tâu ofruar ndihmë viktimave.
âNuk duhet të ketë shoqërim me persona të panjohur, sidomos për vajzat e mitura, në shumicën e rasteve persona të caktuara të cilët kanë qëllime të këqija në raport me vajzat e mitura, paraqiten krejtësisht sikur dikush tjetër që në esencë nuk janë. Nëse dikush paraqitet si një person i famshëm atëherë mund të jetë sikur magnet që të ketë shoqëri me vajza të reja, që mund ta identifikojnë njërën prej tyre apo disa që sipas tyre, janë shënjestra të lehta. Ajo që duhet të ndërmerret është përcjellja e sjelljeve të cilat ndryshojnë nëse një vajzë kalon nëpër periudhë të tillë. Ne si popull mendojmë që për të shkuar te psikologu duhet të jesh i sëmurë e që nuk është e vërtetëâ, deklaroi avokati.
Ai ka apeluar që shoqëria të ndryshojë perceptimet e gabuara mbi shkuarjen te psikologu dhe të jetë më e kujdesshme për sigurinë e vajzave të mitura, duke paralajmëruar se pasojat për dhunuesit mund të shkojnë deri në 20 vite burg.
âArsyeja pse nuk i tregojnë rasteve me vite të tëra, është frika dhe shantazhet që ia bëjnë vet dhunuesit, ka raste që nuk e lajmërojnë rastin asnjëherë. Për shkak se ambientin në të cilën jetojnë ato për faktin që nëse ato raportojnë ato mund ta kuptojnë negativisht që jeta e tyre mund të merr kahja negative për shkak të perceptimit të shoqërisë dhe familjarëve. Kur kemi të bëjmë me të mitur dënimi mund të jetë deri në 20 vite, mirëpo varet prej pasojave që i shkakton sepse sa më shumë pasoja dënimi është më i rëndë. Por dënimi në tërësi të dhunimit është deri 15 vite dënimâ, përfundoi ai.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>