Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar procedimin e amendamenteve kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit nga Vjosa Osmani, duke i cilësuar ato si “lojë e lodhur politike” për simpati momentale.
Gashi ka theksuar se nëse deri në mesnatë nuk zgjidhet presidenti i ri, rruga e vetme mbeten zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Ai paralajmëroi se procesi i amendamentimit përfshin vlerësim nga Gjykata Kushtetuese dhe miratim me shumicë të dyfishtë në Kuvend, çka mund të zgjasë muaj të tërë dhe të rrezikojë stabilitetin institucional.
Bllokada institucionale sipas tij është e dëmshme për interesin shtetëror të Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


