Gashi pas vendimit të Kushtetueses: O konstituohet Kuvendi, o vendi shkon në zgjedhje

Gashi pas vendimit të Kushtetueses: O konstituohet Kuvendi, o vendi shkon në zgjedhje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit.

Sipas tij, mesazhi i Kushtetueses është i qartë, Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituar pa zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

Ai po ashtu përmes një postimi në Facebook, theksoi se Kuvendi ose konstitiuohet ose vendi shkon në zgjedhje, transmeton Klankosova.tv.

“Nga dita e hyrjes në fuqi të vendimit, Kuvendi ka vetëm 12 ditë kohë për ta përmbyllur procesin.

Gjykata i ka obliguar të gjithë deputetët që të ushtrojnë funksionin e tyre në interes të Republikës së Kosovës, duke respektuar Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Logjika kushtetuese është e qartë: nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit kushtetues, ai shpërndahet dhe qytetarët vendosin përsëri në zgjedhje brenda 45 ditëve. Nuk ka më justifikime për bllokada politike.

Pra, rruga është e thjeshtë: ose konstituohet Kuvendi, ose vendi shkon në zgjedhje”, shkroi Gashi.

 

The post Gashi pas vendimit të Kushtetueses: O konstituohet Kuvendi, o vendi shkon në zgjedhje appeared first on Klan Kosova.