E mërkurë, 18 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/gashi-faktori-njeri-shkaktari-kryesor-i-zjarreve-ne-ve1nd-video/Gashi: Faktori njeri – shkaktari kryesor i zjarreve në vend (VIDEO) -...

https://klankosova.tv/gashi-faktori-njeri-shkaktari-kryesor-i-zjarreve-ne-ve1nd-video/Gashi: Faktori njeri – shkaktari kryesor i zjarreve në vend (VIDEO) – Klan Kosova

Pavarësisht rritjes së temperaturave gjatë verës, zjarret që po përfshijnë zonat pyjore dhe hapësirat e gjelbra në Kosovë nuk janë të lidhura vetëm me nxehtësinë.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi, ka deklaruar në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM se shumica e zjarreve po shkaktohen nga pakujdesia e qytetarëve, e jo thjesht nga moti i nxehtë.

“Temperaturat e larta mund të ndikojnë, por nuk janë gjithmonë shkaku kryesor. Shkaktari më i madh po rezulton të mbetet faktori njeri, sidomos nga pakujdesia”, tha Gashi, transmeton Klankosova.tv.

I njëjti theksoi se këto zjarre jo vetëm që po shkaktojnë dëme të mëdha në natyrë, por po kërkojnë edhe angazhim të jashtëzakonshëm nga njësitë e zjarrfikësve, të cilët shpesh përballen me terrene të vështira dhe kushte të rrezikshme.

Intervistën e plotë, ndiqeni në videon vijuese:

The post Gashi: Faktori njeri – shkaktari kryesor i zjarreve në vend (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT