Kampanja zhvillohet nga 15 deri më 31 tetor në të gjitha dyqanet dhe online.
Kjo vjeshtë vjen me një arsye më shumë për t’u gëzuar për ata që duan të rifreskojnë shtëpinë. Një nga ngjarjet më të mëdha të vitit, “Garage Sale” në Comodita Home, është rikthyer për të shtatën herë me radhë më madhështore se kurrë.
Nga 15 deri më 31 tetor, konsumatorët do të kenë mundësinë të përfitojnë nga zbritje deri në 70% në një gamë të gjerë produktesh që prekin çdo cep të shtëpisë, nga dhoma e gjumit te kuzhina e deri te aksesorët.
“Garage Sale” sjell një risi interesante që do ta bëjë përvojën e blerjeve edhe më të veçantë. Një pjesë e produkteve do të ekspozohen në ambiente të hapura para dyqaneve, duke krijuar një atmosferë dinamike dhe festive. Produktet më të kërkuara të Comodita Home do të jenë të vendosura në këtë hapësirë të jashtme me zbritje të mëdha, duke u kthyer në një event që tërheq vëmendjen e çdo vizitori.
Dyshekët më të njohur të Comodita Home vijnë këtë vit me oferta të veçanta: Cloud shoqërohet me tre dhurata, Memory ofrohet me 90 euro zbritje shtesë, ndërsa Hybrid me 100 euro ekstra zbritje, krahas modeleve të tjera të preferuara si Dopio, Dream, Lavander dhe Aloe Vera.
Tekstil shtëpie, produkte për kuzhinë e banjo, Aksesorë për udhëtim dhe kategori për fëmijë, të gjitha me çmime që rrallë përsëriten.
Me një inventar që tejkalon 4000 produkte, “Garage Sale” është shndërruar në një traditë të përvitshme që ka fituar popullaritet në mbarë vendin. Kjo është një mundësi e artë për të rifreskuar shtëpinë, duke filluar nga rehatia që ofrojnë produktet cilësore të Comodita Home.
Konsumatorët mund të vizitojnë dyqanet e Comodita Home në të gjithë vendin, të bëjnë blerje online 24/7 në www.comoditahome.com, ose të kontaktojnë përmes linjave falas 0800 25 000 dhe 0800 77 888. Po ashtu, ofertat speciale do të shfaqen edhe në Comodita TV Shop, duke e bërë edhe më të lehtë për klientët të përfitojnë nga zbritjet.
Nga 15 deri më 31 tetor, mijëra oferta dhe një mundësi që nuk përsëritet. Comodita Home – ndjehu komod.
The post “Garage Sale” rikthehet në Comodita Home me zbritje deri në 70% në mijëra produkte appeared first on Klan Kosova.