Gara simbolike: Kthehet vrapimi i “gjeneratës së pavarësisë” (VIDEO)

Gara simbolike: Kthehet vrapimi i “gjeneratës së pavarësisë” (VIDEO)

Perimetrin e sheshit e siguruan njësitet policore.

Ndërsa organizatorët u kujdesën që medaljet të ishin të gatshme për fituesit.

Këto veprime u bënë për një ngjarje interesante e pjesë e së cilës do të jenë kosovarët e lindur më 2008, që është viti kur vendi u shpall shtet i pavarur.

17-vjeçarët e Republikës do të marrin pjesë në vrapimin tradicional të organizuar nga Komiteti Olimpik, i cili ka për qëllim që me garën e kësaj gjenerate të vajzave dhe djemve, të mbajnë gjallë kujtimin e momentit më kulmor për vendin, atë të 17 shkurtit 2008.

Ky projekt pati zënë fill më 2012, por nga pandemia e këndej u ndërpre.

Vrapimi që u nis nga sheshi “Nënë Tereza” përfundoi te “Skënderbeu” me fitues nga të dyja gjinitë.

Për triumfuesit nuk pati vetëm medalje.

Përveç garës, pjesëmarrësit dhe të pranishmit patën rastin që në këtë event unik të ndjekin edhe një performancë artistike nga Baleti Kombëtar i Kosovës.

The post Gara simbolike: Kthehet vrapimi i “gjeneratës së pavarësisë” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.