Gara për titullin në Superligën e Kosovës në futboll, ende nuk ka përfunduar, ndonëse gjasat më të mëdha që këtë sezon të kurorëzohet me trofe i ka Drita, që lë prapa Ballkanin me 10 pikë dhe Malishevën (3) me 13 pikë.
Por, skuadra tjera kanë halle tjera.
Suhareka 23 sot do të jetë nikoqir i Gjilanit, ndeshje kjo e cila do të transmetohet direkt në platformën më të madhe në vend, Artmotion, në kanalin sportiv S1.
Po ashtu, përballje do të ketë edhe mes Feronikeli 74 dhe Dukagjinit.
Të dy këto ndeshje hapin edhe xhiron e 22-të në Superligë, dhe zhvillohen nga ora 14:00.
Për dallim nga Feronikeli 74 që duket se është dorëzuar për mbetje në ligë, duke mbetur në vendin e 10-të me vetëm 11 pikë të mbledhura nga 21 xhiro, tre skuadrat tjera luftojnë për mbijetesë.
Gjilani nga pozita e 5-të, është vetëm 3 pikë larg vendit të tetë, në të cilin gjendet Dukagjini i cili rrezikon rënien nga liga.
Edhe Suhareka është në rrezik të rënies nga liga, pasi aktualisht gjendet në vendin e gjashtë me 26 pikë, 1 më shumë se Dukagjini dhe 4 më shumë se Llapi që gjendet në vendin e 9-të.
Të dielën zhvillohen edhe dy ndeshje tjera, ajo mes liderit Dritës dhe Ferizajt, ndërsa edhe Malisheva do të presë në shtëpi Ballkanin, ndeshje kjo që do të përcaktojë pak-a-shumë se kush do të zë vendin e dytë. Edhe këto ndeshje do të keni mundësinë tâi ndiqni në kanalet sportive të Artmotion.
Ndërkaq të hënën përballen Prishtina me Llapin, me fillim nga ora 20 në stadiumin âFadil Vokrriâ në dritat e reflektorëve. Kjo ndeshje transmetohet direkt në S1.
Skuadra nga kryeqyteti është vetëm 4 pikë larg zonës së kuqe. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>