Gara për të parin e kryeqytetit, Uran Ismaili sot në “DPT te Fidani”

Gara për të parin e kryeqytetit, Uran Ismaili sot në “DPT te Fidani”

Të hënën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar do të jetë kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili.

Temë diskutimi në emisionin e sotëm do të jetë kandidatura e tij për të parin e kryeqytetit.

Konkretisht, me Ismailin do të diskutojmë për fushatën, prioritetet e tij për qeverisjen në Prishtinë , si dhe për garën me kundërkandidatët e koalicionet e mundshme.

Cilat do të jenë prioritetet e Uran Ismailit nëse bëhet kryetar?

A mund ta shohim në koalicion me ndonjërën nga partitë?

Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.

The post Gara për të parin e kryeqytetit, Uran Ismaili sot në “DPT te Fidani” appeared first on Klan Kosova.