Debat i forte u zhvillua sot në emisionin Kosova Today në Klan Kosova, ku është diskutuar për kandidaturën e Hajrulla Çekut, për kryetar të Prishtinës.
Gazetari Vullnet Krasniqi, u shfaq i befasuar lidhur me këtë kandidim.
Krasniqi tha se Çeku po hyn në njëri garë për post më të vogël sesa ai i ministrit që e ka mbajtur.
“Qysh pranon, ti je ministër e pastaj hyn në një garë që është pak më e vogël. Ky është elementi i pare i karrierës që e shoh problematike te Çeku. Prej postit të ministrit unë kam pritur diçka pak më lart. Personalisht do të kisha shkuar ashtu”, tha Krasniqi në Klan Kosova.
The post Gara për Prishtinën, Krasniqi: Më befasoi Çeku, si ka mundësi prej ministrit të hyjë për kryetar komune (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.