Shkollat e kryeqytetit po përballen me mungesë të sigurisë.
Zgjidhja e këtij problem është prioritet i kandidatit për kryetar të Prishtinës nga PDK, Uran Ismaili që mbajti konferencë për media këtë të enjte, raporton Klan Kosova.
Ismaili, nëse do të udhëheq Prishtinën, ka plan për të rregulluar këtë telashe.
Ndërkaq kundërshtari politik i Ismailit në këtë garë lokale dhe kryetari aktual, Përparim Rama të mërkurën mbrëma u taku me banorët e Lagjes së Spitalit.
Në këtë tubim, Rama morri lavdata nga lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Kryretari Rama, që po e synon edhe një mandat, ritheksoi atë që e kishte thënë më parë, që i duhen 8 vjet për ta transformuar Prishtinën.
Derisa Hajrulla Çeko, kandidati nga LVV ka bërë të ditur se në mbrëmjen e së enjtes do të shkojë në lagjen Kolovicë për t’i dëgjuar kërkesat e qytetarëve.
E Besa Shahini, kandidatja e vetme grua për Prishtinën nga radhët e PSD, e ka vazhduar aktivitetin e banimit në profilin e saj në Facebook, jetesa me 650 euro si pagë mesatare, duke paguar qira dhe shpenzime tjera. /Klankosova.tv
The post Gara për Prishtinën: Ismaili për siguri në shkolla, Rama e do mandatin e dytë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.