Të martën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar do të jetë kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja.
Në pjesën e intervistës kryesore do të flasim për kandidaturën e tij për kryetar të Lipjanit në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 12 tetor 2025.
Gjithashtu, me Bujën do të flasim edhe për vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila në rigjykim e shpalli fajtor dhe e dënoi atë bashkë me nëntë të tjerë me nga një vit burgim me kusht, në rastin e njohur si “Veteranët”.
Pse ia mësyu garës për Lipjanin?
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.
The post Gara për Lipjanin dhe rasti “Veteranët” – Shukri Buja sot në “DPT te Fidani” appeared first on Klan Kosova.