Gara për kryeqytetin, Urani i PDK-së e nis fushatën për Prishtinën (VIDEO)

Gara për kryeqytetin, Urani i PDK-së e nis fushatën për Prishtinën (VIDEO)

Tashmë ka përfunduar tubimi hapës i fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë.

Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka, e cila ka raportuar nga atje, është shprehur se kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka shpalosur planprogramin e tij për kryeqytetin.

Ajo tha se Ismaili ka pohuar që do të rregullojë brenda 18 muajve gjendjen e trafikut në Prishtinë, mbjelljen e 100 mijë drunjve, rekreacion dhe gjallëri në Prishtinë.

Sipas saj, Ismaili ka thënë se Prishtina do të kthehet të bëhet qytet i ëndrrave siç ka qenë më herët. /Klankosova.tv

The post Gara për kryeqytetin, Urani i PDK-së e nis fushatën për Prishtinën (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.