Gara për Hanin e Elezit, peticioni çon Rufki Sumën në rikandidim (VIDEO)

Gara për Hanin e Elezit, peticioni çon Rufki Sumën në rikandidim (VIDEO)

Pas katër vjetësh larg pushtetit, ish-kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka vendosur të rikthehet në garë për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Vendimin për rikandidim, Suma thotë se e ka marrë pas kërkesës së drejtpërdrejtë të qytetarëve, të cilët, sipas tij, kanë mbledhur nënshkrime për ta bindur që të rikthehet në krye të komunës.

Suma, i njohur si ish-komandant lokal i UÇK-së, premton se, nëse fiton, do të rifillojë projektet që sipas tij kanë stagnuar gjatë udhëheqjes së pasardhësit të tij, Mehmet Ballazhi, po ashtu ish-bashkëluftëtar.

Rikandidimi i Sumës është pritur me reagime të ndryshme nga banorët e Hanit të Elezit. Disa shprehen të kënaqur me punën e tij në tri mandatet e kaluara, por nuk munguan as zërat kritikë.

Në fund, Suma pati një mesazh për të gjithë qytetarët – për ata që e mbështesin, por edhe për ata që nuk janë në anën e tij. /Klankosova.tv

The post Gara për Hanin e Elezit, peticioni çon Rufki Sumën në rikandidim (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.