Këtë të enjte në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Visar Azemi, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Ferizajt.
Temë diskutimi në emisionin e sotëm do të jetë kandidatura e tij për kryetar të Ferizajt, komunë kjo që aktualisht qeveriset nga Partia Demokratike e Kosovës.
Gjithashtu, me Azemin do të diskutohet për planin e tij qeverisës për qytetin e Ferizajt, prioritetet e tij në këtë qeverisje, si dhe për garën me kundërkandidatët.
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.
The post Gara për Ferizajn: Visar Azemi sot në “DPT te Fidani” appeared first on Klan Kosova.