Me trotinete dhe me shenja të trafikut përpara, nxënësit e klasave të para nisën lojën.
Këta në emër të shkollave të Prishtinës, Ferizajt, Pejës, Obiliqit e Fushë-Kosovës po garojnë në kuadër të edicionit të 9-të të aktivitetit me moton, “Siguria në rrugë”, organizuar nga Kolegji Tempulli në bashkëpunim me Asociacionin Kosovar të Motorizimit, raporton Klan Kosova.
Kësaj radhe, nikoqire u bë shkolla “Naim Frashëri” e kryeqytetit.
Për ta përcjellë këtë ngjarje nga afër, ishin edhe ata të cilët e rregullojnë komunikacionin.
Koordinatorja e aktivitetit, Sara Fusha Osmani, tregoi arsyen kryesore të zhvillimit të kësaj gare.
“Këtë vit kemi vendos me mbajtë gara me trotinete për fëmijët e klasave të para, t’u e pas parasysh rritjen e numrit të fëmijëve që po përdorin trotinete”, deklaroi Fusha-Osmani.
Vendin e parë këtu e zuri Erand Musolli nga shkolla “Daut Bogujevci” e Fushë-Kosovës.
Çmimin e dytë e rrëmbeu Liana Uksmajli nga shkolla “Jeronim De Rada” e Ferizajt, kurse i treti doli Lior Osmani, po ashtu nga “Daut Bogujevci” i Fushë-Kosovës.
Për tre ngasësit më të shkathtë u dhanë mirënjohje e trotinete. /Klankosova.tv
The post Gara për fëmijët: Fushë-kosovarët, më të mirët në trotinete (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.