Tashmë ka filluar publikimi i rezultateve për asamble komunale, ku në komunën e Gjilanit janë numëruar 15.04 për qind e votave.
Si bartës i listës, Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 1 mijë e 434 vota.
Ndërkaq, kandidati për asamble me më së shumti vota nga radhës e VV-së është Avdyl Kastrati me 81 vota, i dyti Sabri Rexhepi me 79 dhe e treta Erestina Isufi me 77 vota.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka dalë parti e dytë në këtë komunë, bartësi i listës, Arbër Ismajli ka marrë 954 vota.
Kandidati për asamble me më së shumti vota deri më tani nga LDK-ja është Artan Cani me 106 vota, u dyti është Sami Ahmeti me 88 dhe e treta, Florina Jerliu me 75 vota./Klankosova.tv
The post Gara për asamble në Gjilan, kush po merr më shumë vota? appeared first on Klan Kosova.