Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka nisur të publikojë rezultatet për kandidatët për asamble komunale. Deri në këtë kohë, në komunën e Mitrovicës së Jugut janë numëruar 8,57% të votave.
Si bartës i listës, Arian Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 1,126 Vota.
Kandidati i dytë në listë për asamble nga radhët e PDK-së është Fisnik Suma me 88 vota, shkruan Klankosova.tv
Në anën tjetër, kandidati për asamble nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, me më së shumti vota është Armend Begu me 569 vota. E dyta renditet Erseka Barani me 44 vota.
Ndryshe, tashmë në faqen e KQZ-së janë të qasshme rezultatet nga Qendrat Komunale të numërimit nga të gjitha komunat/Klankosova.tv
The post Gara për asamble, kush po prin në Mitrovicë? appeared first on Klan Kosova.