Saturday, March 21, 2026
spot_img
HomeLajmeGara “Kosova në Lëvizje” bllokon nesër këtë segment rrugor, policia del me...

Gara “Kosova në Lëvizje” bllokon nesër këtë segment rrugor, policia del me njoftim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën do të bllokohet përkohësisht segmenti I rrugës nacionale N2 (Prishtina Mall – Veternik – QMI) shkaku i një gare vrapimi.

Sipas njoftimit të policisë, vrapimi rrugor “Kosova në Lëvizje” organizohet nga Federata Atletike e Kosovës.

“Federata Atletike e Kosovës (FAK), ka planifikuar organizimin e garës ndërkombëtare të vrapimit rrugor “Kosova në Lëvizje”, e cila parashihet të mbahet nesër me 22.03.2026.Duke u bazuar në procedurat e parapara FAK-u ka marrë pëlqimin e Ministrisë së Infrastrukturës, që gara të zhvillohet në segmentin e rrugës nacionale N2 (Prishtina Mall – Veternik – QMI) nga ora 09:00 deri në 11:00”.

“Policia e Kosovës duke asistuar FAK-un, do të bëjë bllokimin e rrugës nga Prishtina Mall – deri në Veternik dhe anasjelltas, nesër datë 22 mars 2026 nga ora 09:00 deri në 11:00. Andaj, Policia duke kërkuar mirëkuptim lut pjesëmarrësit në trafik, që në periudhën e lartcekur, të shmangin këtë segment rrugor dhe të përdorin rrugë alternative”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

 

 

 

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT