Të mërkurën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova temë diskutimi do të jetë gara e Partisë Demokratike të Kosovës në komunën e Vushtrrisë dhe atë të Gjilanit.
Për të diskutuar për këtë garë, të ftuar janë Ferit Idrizi, kryetar aktual i Vushtrrisë dhe Riad Rashiti kandidat i PDK-së për kryetar të Gjilanit.
Cilat janë planet e PDK-së për qeverisje në këto dy komuna? A do ta ruaj PDK-ja primatin në Vushtrri dhe të njëjtin ta siguroj në Gjilan?
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.
The post Gara e PDK-së në Vushtrri e Gjilan – Ferit Idrizi e Riad Rashiti sot në “DPT te Fidani” appeared first on Klan Kosova.