Gara e partive në Shtime e Gjakovë – Ramusa e Shehu sot në “DPT te Fidani”

Gara e partive në Shtime e Gjakovë – Ramusa e Shehu sot në “DPT te Fidani”

Të martën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova të ftuar janë Përparim Ramusa, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Shtimes dhe Shefqet Shehu, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjakovës.

Me dy kandidatët nga PDK e LDK do të flasim për kandidaturat e tyre në komunën e Shtimes dhe të Gjakovës. Gjithashtu, temë diskutimi në intervistat e sotme do të jetë plani i tyre për qeverisje, prioritetet si dhe gara me kundërkandidatët.

Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.

The post Gara e partive në Shtime e Gjakovë – Ramusa e Shehu sot në “DPT te Fidani” appeared first on Klan Kosova.