Të premten në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova të ftuar janë Xhafer Tahiri dhe Jeton Mushkolaj, kandidatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë dhe Deçanit.
Me Tahirin dhe Mushkolajn do të flasim për kandidaturën e tyre në këto zgjedhje lokale.
Gjithashtu, temë diskutimi në intervistat e sotme do të jetë plani i tyre për qeverisje, prioritetet si dhe gara me kundërkandidatët.
A do ta kthejë LDK-ja primatin në Vushtrri?
A do ta marrë LDK-ja bastionin e AAK-së, Deçanin?
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.
The post Gara e LDK-së në Vushtrri e Deçan: Xhafer Tahiri dhe Jeton Mushkolaj sot në “DPT te Fidani” appeared first on Klan Kosova.