Të hënën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Në pjesën e intervistës kryesore do të flasim për listën e AAK-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme, e cila u publikua të dielën.
Gjithashtu me Lekajn do të diskutojmë për vendimin e AAK-së që t’ia mësyj kësaj gare pa koalicion si dhe për pritshmëritë dhe koalicionet e mundshme paszgjedhore.
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.


