Rruga “Sali Gjuka” në Pejë, është stërmbushur nga mbeturinat.
Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Valdrin Daci, raportoi gjendjen e deponisë me mbeturina me maskë në fytyrë, si shenjë proteste për situatën e krijuar, transmeton Klankosova.tv.
Ai thotë se në këtë deponi mbeturinash është tejet hapësirë e madhe, dhe sipas tij, nuk dihet se si erdhi deri te krijimi i saj.
Sipas Dacit, nuk po ndërmerret asgjë për ta pastruar deponinë, derisa sipas gazetarit, banorët po ankohen lidhur me këtë problem.
Për më shumë detaje, ndiqni videon e mëposhtme:
The post “Galeri” mbeturinash në një rrugë në Pejë, ankohen banorët appeared first on Klan Kosova.