Ditën e sotme Samsung prezantoi modelet më të fundit të linjës flagship të smartfonëve Galaxy S në evenimentin e paralajmëruar të Galaxy Unpacked 2025.
Siç pritej, karakteristikat përcaktuese të Galaxy S25, S25+ dhe S25 Ultra ishin funksionalitetet AI, një drejtim që nuk është se e diferencon shumë gjigantin Korean të teknologjisë nga pjesa tjetër e industrisë.
Galaxy S25 Ultra është padyshim pushtoi në vëmendjen e titujve të lajmeve. Për 1,300 dollarë, smartfoni me lapsin stylus të trashëguar që prej Galaxy Note, ruan të njëjtin çmim si modeli i vitit të kaluar.
Ka një ekran 6.9-inç dhe katër kamera të pasme: 50-megapiksel ultra-e-gjerë, 200-megapiksel e gjerë dhe një çift lentesh telefoto me zmadhim optik 3x dhe 5x respektivisht.
Modeli ultra fuqizohet nga çipi Snapdragon 8 Elite, hardueri më potent i Qualcomm, dhe është i njëjti çip që do të vendoset në mbarë linjën S25. Samsung thotë se çipi i ri sjell 37 përqind më shumë performancë procesorike dhe 30 përqind më shumë performancë grafike.
Natyrisht NPU-ja është ajo ka avancuar më shumë me 40 përqind performancë ekstra. S25 Ultra dhe S25+ kanë qasje në ProScaler, një teknologji për “mprehjen” e imazhit i cili kërkon praninë e një ekrani QHD+.
Performanca gaming është rritur gjithashtu me funksionalitetet Vulkan Engine dhe Ray Tracing. Sistemi më i fuqishëm i ftohjes është 40 përqind më i madh.
Ndërkaq funksionalitetet AI të Google janë bërë akoma edhe më shumë një komponent qendror i telefonëve të Samsung. Tashmë qasja në Bixby nuk ekziston ndërsa Gemini mund të aktivizohet me një shtyje të gjatë të butonin anësor të telefonit.
Së bashku me Circle to Search, pajisjet kanë dhe disa veçori të tjera AI që ndihmojnë në shkrim dhe vizatim. Modeli Ultra ka bateri prej 5,000 mAh, 12GB RAM dhe 1TB hapësirë. Vjen në ngjyrë blu, argjendtë, gri, zezë, rozë, artë dhe jeshile.
Të tre modelet S25 mund të porositen që prej ditës së sotme dhe mbërrijnë më 7 Shkurt. /PCWorld Albanian
https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0