Samsung Galaxy S25 Ultra nuk është thjesht një smartfon i nivelit të lartë, por është një “makineri” e fuqishme lojërash, e krijuar për të ofruar eksperiencën më të avancuar të lojërave mobile. Me një harduer të fuqishëm, optimizime të mbështetura nga Inteligjenca Artificiale dhe një ekran ultra-reaktiv, S25 Ultra vendos një standard të ri për performancën e lojërave në telefon. Qoftë një gamer që luan herë pas here apo një lojtar profesionist, kjo pajisje siguron lojë të pandërprerë, grafika mahnitëse dhe reagime të menjëherëshme të pakrahasueshme.
Në zemër të Galaxy S25 Ultra qëndron çipi më i avancuar i Samsung deri më tani, i ndërtuar për shpejtësi dhe efikasitet të jashtëzakonshëm. Njësia e Përpunimit Neural (NPU) e integruar funksionon në kohë reale për të optimizuar performancën bazuar në kërkesat e çdo loje. Por çfarë do të thotë kjo? Frame rate më të larta për lojë të shpejtë që nuk ngec; aksione në të mitën e sekondit, komanda dhe reagime të menjëhershme; menaxhim inteligjent i baterisë për sesione më të gjata loje etj.
Një eksperiencë e shkëlqyer loje nuk është e plotë pa një ekran të mahnitshëm, dhe S25 Ultra e ofron këtë me panelin e tij 6.9 inç Dynamic AMOLED 2X, i cili ofron frekuencë rifreskimi 120Hz adaptive – për lëvizje ultra smooth, ndriçim maksimal 2,600 nits – për grafikë të qarta edhe në dritë të forte; Optimizim të kontrastit dhe ngjyrave të fuqizuar nga AI – për detaje ultra-reale e jo vetëm.
AI Game Booster 3.0 i Samsung çon optimizimin e lojërave në nivelin tjetër. Ky sistem inteligjent monitoron lojën tuaj në kohë reale dhe rregullon cilësimet për minimizim të mbinxehjes duke rregulluar shpërndarjen e nxehtësisë, optimizuar konsumin e baterisë për të luajtur më gjatë, menaxhimin e përmirësuar të temperaturës nga AI etj. S25 Ultra dhe sistemi i tij i ftohjes me dhomë avullimi mbajnë pajisjen të freskët edhe gjatë seancave të gjata të lojërave.
E ardhmja e lojërave është gaming në cloud, dhe Galaxy S25 Ultra është plotësisht i optimizuar për Xbox Game Pass, NVIDIA GeForce Now dhe PlayStation Remote Play. Me 5G ultra të shpejtë dhe mbështetje për Wi-Fi 7, lojtarët mund të shijojnë streaming të lojërave AAA pa vonesa. Të gjitha veçoritë kryesore të mbështetura ng Inteligjenca Artificiale bëjnë që përvoja juaj gaming mos t’I ngjasojë asgjë çfarë keni provuar deri më tani. Me Bluetooth Gaming Mode të Samsung, ju mund të lidhni manetën kontrolluese, tastierën dhe aksesorët e tjerë, duke e shndërruar telefonin në një përvojë të vërtetë të nivelit të konsolës. Pra ne nuk kemi asnjë dyshim që Samsung Galaxy S25 është smartfoni më i fuqishëm për lojëra me AI. Samsung Galaxy S25 Ultra nuk është thjesht një telefon—është një platformë e gjeneratës së ardhshme për lojëra. Me optimizime të fuqizuar nga AI, një ekran ultra-reaktiv, gjurmim të rrezeve në kohë reale dhe sistem të avancuar të ftohjes, është zgjedhja më e mirë për çdo lojtar mobil. Qoftë duke streamuar, konkurruar apo duke u zhytur në botë të kinematike të lojërave, teknologjia AI e S25 Ultra garanton performancë të përsosur dhe një përvojë lojërash në nivelin më të lartë.
Për më shumë informacion rreth produkteve Samsung, ju lutem vitizoni https://www.samsung.com/al/
https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0