Skuadra nga Superliga e Turqisë, Galatasaray është në kërkim të një mesfushori me përvojë dhe tashmë “grrepin” e kanë gjuajtur te Granit Xhaka.
Siç raporton “HT Spor”, skuadra e Galata-s ka zhvilluar një takim me menaxherin dhe babain e Granit Xhakës, shkruan Indeksonline
Takimi është zhvilluar në Stamboll dhe është diskutuar rreth një kalimi të mundshëm të Xhakës në Galatasaray.
Skuadra turke në rast se shpallet kampion, sezonin e ardhshëm pritet të bëjë gara në Ligën e Kampionëve, andaj një mesfushor si Granit Xhaka do i kryente punë.
Por, Xhaka ka kontratë me Bayer Leverkusenin deri në vitin 2028 dhe vështirë se do largohet nga “BayArena”./Indeksonline/
Galatasaray, Granit Xhaka’nın babası ve menajeriyle geçen hafta İstanbul’da bir görüşme gerçekleştirdi. (HT Spor) pic.twitter.com/btyYDvOqlr
— FutbolArena (@futbolarena) April 18, 2025