Sulmuesi holandez, Cody Gakpo, rrezikon dënimin nga Federata e Futbollit të Anglisë (FA).
Pasi shënoi një gol në pjesën e parë kundër Spurs , Gakpo hoqi fanellën e tij për të zbuluar një jelek me mbishkrimin “Unë i përkas Jezusit”. I njëjti mesazh u zbulua nga ylli i Brazilit dhe i Milanit, Kaka, në vitin 2007 kur ai ndihmoi kuqezinjtë të mposhtnin Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve .
Mirëpo siç raportohet nga “The Athletic”, natyra fetare e mesazhit mund të interpretohet si kundër ligjeve të lojës të Bordit të Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit .
Kujtojmë se Liverpooli ka arritur të shpallet kampion i Premierligës pas fitores 5-1 ndaj Tottenhamit, të dielën që lamë pas./IndeksOnline/