E diel, 27 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeGajtani: ‘Mrekulli politike’ nëse votimi për kryeparlamentarin bëhet i hapur (VIDEO)

Gajtani: ‘Mrekulli politike’ nëse votimi për kryeparlamentarin bëhet i hapur (VIDEO)

Gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani, ka deklaruar se do të ishte një “mrekulli politike” nëse në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës që pritet të fillojë sonte në orën 22:00, votimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit do të zhvillohej në mënyrë të hapur dhe jo të fshehtë.

Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, Gajtani theksoi se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka kompetencën për ta bërë një ndryshim të tillë, duke shtuar se asnjë rregullore nuk e pengon këtë vendim.

“Nëse do të mund ta quaje mbase do të ishte një mrekulli politike, jo që nuk ia lejon dikush meqenëse edhe kur është vendosur që të kalohet nga votimi i hapur në votim të mbyllur nuk është se ka pasur ndonjë rregullore që e ka detyruar që të kalohet”.

“Është vetëm preferencë e kryetarit të seancës konstituive, Avni Deharit, i njëjti mund të vendosë që çështjen ta kthejë në votim të hapur për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri”, u shpreh Gajtani.

Gajtani shtoi se Dehari mund të ftojë një deputet të Lëvizjes Vetëvendosje për të bërë propozimin për kryetar të Kuvendit, dhe sipas tij, kjo figurë mund të jetë Albulena Haxhiu ose ndonjë kandidat tjetër nga radhët e këtij subjekti politik. /Klankosova.tv

The post Gajtani: ‘Mrekulli politike’ nëse votimi për kryeparlamentarin bëhet i hapur (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT