Gabriel bën heroin, Arsenali fiton me përmbysje ndaj Newcastle Utd

Gabriel bën heroin, Arsenali fiton me përmbysje ndaj Newcastle Utd

Arsenali ka shënuar një fitore të “frymës së fundit” ndaj Newcastle Unitedit, në kuadër të xhiros së gjashtë në Ligën Premier.

“Topçinjtë” i arkëtuan pikët e plota në minutën e fundit të ndeshjes, ku Gabriel bëri heroin, për të shënuar për epilogun përfundimtar 1:2.


Një rast i diskutueshëm ishte pas vetëm 18 minutave lojë, ku Arsenalit nuk iu akordua një penallti pavarësisht kontaktit të Nick Pope drejt Gyokoeres.

Pas kësaj, Arsenali krijoi disa aksione me anë të Eze dhe Sakas, megjithatë goditjet ishin larg golit.

Kur askush s’e priste, Newcastle krijoi një aksion të shpejtë – ku Nick Woltmade realizoi me kokë pas harkimit të Sandro Tonalit për ta zhbllokuar rezultatin (34’).

Arsenali ishte skuadër shumë më e mirë në pjesën e dytë, ku krijoi disa aksione mirëpo Pope me super pritje vazhdoi t’ua mohojë golin.

Sidoqoftë, ishte Mikel Merino që realizoi nga afërsia me kokë pas harkimit të Declan Rice (84’).

Kurse, shpëtimtari i Arsenalit ishte mbrojtësi Gabriel që realizoi pas harkimit nga këndi të Martin Odegaard (90+6’).

Arsenali shkon në kuotën e 13 pikëve si pozitë e dytë në Ligën Premier, derisa Newcastle zë pozitën e 15-të me gjashtë sosh./Telegrafi/