Jose Mourinho u prezantua së fundmi si trajneri i ri i Benficës, ku ka pranuar se bëri një gabim gjatë periudhës së tij në Turqi, teksa drejtoi Fenerbahcen.
Në konferencën për media, Mourinho tha se eksperienca te Fenerbahçe nuk ishte në nivelin e tij kulturor dhe profesional.
“Karriera ime ka qenë e pasur, kam trajnuar klubet më të mëdha në botë në vende të ndryshme. Kisha një mundësi të gabuar… Bëra një gabim që shkova te Fenerbahçe. Nuk ishte niveli im kulturor, as niveli im i futbollit. Por sigurisht dhashë gjithçka deri në ditën e fundit”, deklaroi ai.
Jose Mourinho dhe Ali Koc
Mourinho kritikoi mënyrën se si klubi turk e organizoi skuadrën, duke theksuar mungesën e mundësive për të luajtur sipas vizionit të tij.
“Doja të luaja me katër lojtarë në mbrojtje, por klubi bleu pesë lojtarë për një ditë pasi u largova. Ishte e pamundur të luaja sipas ideve të mia kur skuadra kishte shtatë mbrojtës qendrorë dhe vetëm një mbrojtës të krahut”, nënvizoi ai.
Jose Mourinho te Fenerbahce
Trajneri portugez shtoi se tani ndihet më i përgatitur dhe më i fokusuar te Benfica, ku mund të shfaqë aftësitë e tij dhe të ndihmojë klubin të arrijë objektivat. /Telegrafi/