“Gabimi fatal i Kurtit”, Çollaku: Pranimi i draft-statutit të Asociacionit pa mundësi për ndryshime

“Gabimi fatal i Kurtit”, Çollaku: Pranimi i draft-statutit të Asociacionit pa mundësi për ndryshime

Ish-këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku ka deklaruar se marrëveshja e arritur në Bruksel në vitin 2013, ku përfshihej çështja e Asociacionit gjatë viteve është ricikluar dhe ka pësuar ndryshime të mëdha.

Sipas Çollakut, fatkeqësia dhe gabimi më i madh është i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtti, i cili sipas tij ka pranuar Aneksin e Ohrit e draft-statutin e Asociacionit të imponuar nga fuqitë evropiane, pasi tha se ekipi negociues i Kosovës nuk mund të ndryshoi asnjë gjë në të.

“Që nga koha kur është arritur Marrëveshje e Brukselit e vitit 2013 deri sot është ricikluar ajo marrëveshje, parimet e përgjithshme të asociacionit që i kishte pranuar Isa Mustafa, e që pastaj disa nga ato u rrëzuan nga Kushtetuesja, gjë që ishte mirë se ishte garanci shtesë se kurdo që do të hartohej drafti i ri i njëjti nuk do të mundet të cenonte funksionimin institucional, unitar të Kosovës brenda për brenda”.

“Fatkeqësisht të gjitha këto garanci, janë hedhur poshtë dhe injoruar në tërësi me pranimin e marrëveshjes së fundit  bazike të Brukselit nga Kurti dhe aneksit të Ohrit. Dhe më e keqja është momenti kur Kurti e ka pranuar draft statutin e asociacionit të imponuar nga fuqitë kryesore evropiane pa pasur mundësi që ekipi negociues i Kosovës të ndryshoj asnjë gjë në përmbajtjen e tij”, tha Çollaku në Rubikon. /Klankosova.tv.

The post “Gabimi fatal i Kurtit”, Çollaku: Pranimi i draft-statutit të Asociacionit pa mundësi për ndryshime appeared first on Klan Kosova.