Për vdekjen tragjike të Eldion Kelmendit, vëllait të reperit Gjesti, kanë shprehur ngushëllime shumë bashkëpunëtorë e shokë të artistit.
Në një intervistë për “Weekend” në Klan Kosova, G-Bani pos shprehjes së ngushëllimeve, ai tha se është ndjerë shumë keq kur e ka kuptuar lajmin se vëllai 15-vjeçar i Gjestit kishte humbur jetën, transmeton Klankosova.tv.
“Jam ndje keq shumë, ashtu do të ndihesha për çdo njeri në moshë të njomë që humbë jetën, e që humb jetën nga aksident, akoma më shumë”.
“Jam ndje edhe më keq, sepse ka qenë njeriu i një njeriu tonë, sepse e konsiderojmë Gjestin, jo vetëm unë, por gjithë ata njerëz që kemi jetuar me të, e konsiderojmë si njeriun tonë me gjithë të mirat e të këqijat që kemi pasur. Dhe njeriu jonë ka humbur njeriun e vet, sigurisht që na është dhimbsur në shpirt”, u shpreh G-Bani.
Sipas artistit, vendet ku ndodhin këto raste tragjike, “duhet të heshtin për pak”.
G-Bani thotë tutje se nuk e ka kontaktuar Gjestin, dhe shton se as nuk guxon ta bëjë këtë.
“As nuk guxoj ta kontaktoj Gjestin, s’e di në çfarë gjendje shpirtërore është ai”, tha këngëtari.
G-Bani po ashtu pati një mesazh për Jozin, ku ky i fundit ka shprehur ngushëllime për familjen Kelmendi, megjithëse i njëjti ishte shoqëruar në polici për dhunë ndaj Gjestit para disa muajve.
Eldion Kelmendi humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Bllagajë të Pejës të premten në mesditë.
Policia për Klankosova.tv kishte bërë të ditur se në aksident ishte i përfshirë një motor dhe një veturë, derisa i lënduar rëndë kishte mbetur pasagjeri i motorit.
Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme:
The post G-Bani për vdekjen e vëllait të Gjestit: Njeriu ynë humbi njeriun e vet, më është dhimbsur në shpirt appeared first on Klan Kosova.