Njëri nga ish-banorët më të përfolur të Big Brother Vip Albania, G-Bani është bërë mjaft aktiv në rrjete sociale që nga dalja e tij nga ky reality-shou, shkruan Gazeta Sinjali.
Kësaj radhe, ish-banori ka reguar për disa komente që janë duke u bërë për të, ku u është përgjigjur miqve dhe simpatizantëve të tij në lidhje me deklaratën që ai bëri në prime-n e kaluar të BBV 4. G-Bani u shpreh se Gjesti meriton të fitojë këtë edicion të katërt të reality shou-t.
Ky i fundit kujton kohën kur ai së bashku me Gjestin, Klajdin dhe Rozanën ishin te shpella. Sipas tij, Gjesti ishte duke ia mbajtur lojën kur do i binte këngëtares. Por shton se mënyra se si ai ngacmoi edhe vetë atë nuk i ka pëlqyer.
Por jo vetëm kaq, pasi G-Bani kujton edhe momentin kur i ra në fytyrë, e si pasojë doli me Zarf të Zi nga shtëpia e “Big Brother VIP 4”. Ai u përgjigjet të gjithë atyre që i kanë thënë se pse ‘nuk e ka gjuajtur më shumë’, duke treguar arsyen e vërtetë se pse ndodhi ai debat mes tij dhe Gjestit.
Postimi i plotë:
“Sa herë më thonë me qindra njerëz, pse nuk i re më fort, u them që nuk kisha arsye ta gjuaja. E shtyva në kundërpërgjigje dhe kurrë nuk do i kisha qëlluar se nuk më gjuajti aq sa me e gjuajtur. Edhe disa prej tyre më përgjigjen pa iu ardhë turp, po ne jena vet kosovar dhe po të themi pse nuk i re ma fort. Dhe ju them, Gjestin kurrë nuk e kam pa si kosovar. E kam pa gjithmonë si shqiptar. Edhe si një njeri që e ka bërë nëna ashtu si mua.
Nuk më intereson zero me më besuar, veç një detaj të vogël për veç jorganit tim që ia dhashë kur flinte në living… ditën që jam zënë me një banore pastaj kam qarë me lot pse e bëra me qarë, sherri ka nis pse i doli zot Indritit i cili quajti Gjestin qafir, pra e kundërta e fjalës besimtar dhe unë e qortova për këtë fjalë e ai vazhdonte me justifikime budallai. Nga ai sherr më shkoi dita krejt keq e shpërtheva mbas sfidvs te Storm Arena. Për ta mbyll, ju që bëni si specialistë, nuk i dini të gjitha. Unë kam qenë vetë aty dhe i kam përjetuar. Di gjithmonë më shumë se ju se ça arsyesh kam pasur për sjelljen time. Ju keni vetëm një sfidë, të më dëgjoni ose të më lexoni”, shkruan ish-banori në postimin e tij të gjatë në “Instastory”.


! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);