E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeFutemi në luftë nëse goditen objektivat ruseSinjali

Futemi në luftë nëse goditen objektivat ruseSinjali

Rusia ka lëshuar një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Gjermanisë lidhur me mundësinë e dërgimit të raketave Taurus në Ukrainë. Në një deklaratë të fortë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka thënë se një veprim i tillë do të nënkuptonte përfshirje të drejtpërdrejtë të Gjermanisë në luftën në Ukrainë, raporton Gazeta Sinjali.

“Me dërgimin e raketave Taurus, për ne, Gjermania bëhet palë në luftë. Përdorimi i këtyre raketave nuk është i mundur pa mbështetje të drejtpërdrejtë nga ushtarët e Bundeswehrit, dhe ne këtë e dimë”, u shpreh Zakharova, transmeton DW.

Ndërkohë, Friedrich Merz, i cili pritet të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për furnizimin e Ukrainës me raketat Taurus. Megjithatë, ai ka theksuar rëndësinë e bashkërendimit me aleatët evropianë.

“Unë gjithmonë kam thënë se këtë do ta bëj një gjë të tillë vetëm në konsultim me partnerët e mi europianë. Ushtria ukrainase duhet të dalë nga situata defensive, sepse ajo gjithmonë vetëm reagon, ndërkohë që duhet të jetë në gjendje të përcaktojë vetë një pjesë të zhvillimeve që po ndodhin”, tha Merz.

Kundërshtimi më i fortë për këtë lëvizje vjen nga SPD-ja, partnerja e mundshme e koalicionit të Merz. Kancelari në largim, Olaf Scholz, gjatë gjithë mandatit të tij ka refuzuar kërkesat e Kievit për dërgimin e raketave Taurus, duke argumentuar se një hap i tillë do të përfshinte Gjermaninë në luftë.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT