Në mes të një vale të egër kriminaliteti që ka përfshirë Ekuadorin, futbollisti i njohur i ekipit Emelec, Jaskson Rodriguez, përjetoi momente terrori kur persona të armatosur bastisën banesën e tij në Guayaquil. Ngjarja ndodhi të mërkurën rreth orës 03:00 të mëngjesit, kur sulmuesit thyen derën dhe hynë me forcë në shtëpi, shkrun Gazeta Sinjali.
Rodriguez, 26 vjeçar, u fsheh nën shtrat për të shpëtuar, ndërsa autorët rrëmbyen gruan dhe djalin e tij pesëvjeçar. Ai i pa nga dritarja duke u larguar me një kamionçinë gri me dy kabina.
Ngjarja ndodhi në lagjen Mucho Lote 2, në një zonë që përfshihet nga gjendja e jashtëzakonshme e shpallur nga qeveria për shkak të përshkallëzimit të dhunës dhe aktivitetit të grupeve kriminale. Vetëm në tremujorin e parë të vitit, janë raportuar mbi 2,300 vrasje të dhunshme në vend.
Rodriguez ka luajtur nëntë ndeshje këtë sezon në LigaPro, kampionati më i lartë në Ekuador, dhe aktualisht skuadra e tij ndodhet në vendin e 11-të.
Raste të ngjashme rrëmbimesh kanë ndodhur edhe më parë – në dhjetor të kaluar, futbollisti Pedro Perlaza u rrëmbye në Esmeraldas dhe u gjet i gjallë disa ditë më vonë.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);