E martë, 25 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizFutbollisti nokauton kundërshtarin si në ring boksi (VIDEO)

Futbollisti nokauton kundërshtarin si në ring boksi (VIDEO)

Në një meç mes boksierësh, do të ishte poen i madh. Por në futboll një goditje e tillë është totalisht e papranueshme.

Në fianlen e kupës rajonale të Uruguajit “Litoral en la Copa Nacional de Selecciones de OFI”, ku po përballeshin Paysandú Interior dhe Soriano Capital, futbollisti i këtyre të fundit, Mario Gonzales, grushtoi në mënyrë brutale, lojtarin e ekipit vendas, Enzo Echeveste, raporton Montevideo Portal, transmeton Klankosovat.tv.

Incidenti ndodhi në fund të këtij ballafaqimi, të cilin Paysandu e fitoi 1-0.

Gjyqtari e përjashtoi në mënyrë të menjëhershme “dhunuesin” me karton të kuq, derisa masa të rrepta ndaj tij priten të shqiptohen nga Federata e Futbollit të Uruguajit.

Ngjarja aspak sportive, u përhap shpejt në mediat dhe rrjetet sociale, duke u komentuar gjerësisht si nga tifozët ashtu edhe nga analistë rajonalë të futbollit, prej të cilëve jo i vogël është numri i atyre që kërkuan përjashtim të përjetshëm nga futbolli për Mario Gonzales, njofton Klankosova.tv.

Tani të gjithë janë në pritje të dënimit që do ta shqiptojë Organizata e Futbollit të Brendshëm të këtij shteti (OFI)

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://shoukigaigoors.net/act/files/tag.min.js?z=8547498