E diel, 23 Shkurt, 2025
spot_img
HomeSportFutbollisti i Fiorentinës ra pa ndjenja në tokë (VIDEO)

Futbollisti i Fiorentinës ra pa ndjenja në tokë (VIDEO)

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur sot gjatë ndeshjes së Serie A, mes Fiorentinës dhe Hellas Veronës.

Futbollisti i “Violas”, Moise Kean, ra pa ndjenja në fushë.

Kean mori një goditje të fortë nga kundërshtari gjatë një dueli që e zhvillonte.

Kjo shkaktoi panik tek të gjithë të pranishmit.

Reagimi i shpejt i lojtarëve dhe stafit mjekësor në fushë ia shpëtuan atij jetën.

Ai u largua nga loja me barrelë dhe u dërgua drejt në spital.

Deri më tani nuk ka informacione rreth gjendjes shëndetësore të sulmuesit.

Kjo është hera e dytë brenda një kohë që futbollistëve të Fiorentinës iu bën vaki ngjarje të këtilla.

Para disa muajsh, lëndim të rëndë kishte pësuar edhe Edoardo Bove.

https://platform.twitter.com/widgets.js

The post Futbollisti i Fiorentinës ra pa ndjenja në tokë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://aiharsoreersu.net/act/files/tag.min.js?z=8547498