E premte, 13 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeFutbollistët kosovarë të preferuar në Rumani, tani synojnë edhe Gallapenin

Futbollistët kosovarë të preferuar në Rumani, tani synojnë edhe Gallapenin

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Dion Gallapeni, po përballet me një mundësi të re në karrierë, pasi Rapid Bucuresti nga Rumania ka shfaqur interes për të dhe ka ofruar 500 mijë euro për shërbimet e tij.

Gallapeni, i cili aktualisht luan për Prishtinën dhe ka qenë pjesë e dy ndeshjeve miqësore të Kosovës këtë muaj, mund të bëhet lojtari i radhës që kalon në elitën e futbollit rumun.

Rapidi i Bukureshtit është një klub ku më parë kanë luajtur emra të njohur si Albion Rrahmani, Florent Hasani dhe Ermal Krasniqi. Aktualisht, aty aktivizohet edhe Drilon Hazrollaj, i cili u transferua nga Malisheva gjatë afatit dimëror.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT