E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_img
HomeSportFutboll, basketboll e Moto GP, e diela me spektakël sportiv në Artmotion

Futboll, basketboll e Moto GP, e diela me spektakël sportiv në Artmotion

E diela do të jetë e mbushur me ngjarje sportive në platformën më gjigante televizive, Artmotion.

Futboll, basketboll, e Moto GP do të transmetohen për të gjithë adhuruesit e sportit.

Meraklinjtë e Serie A, mund të ulen para ekraneve televizive në shtëpitë e tyre qysh nga ora 12:30.

Në kanalin Sport 3, do të transmetohet ndeshja Udinese – Genoa, njofton Klankosova.tv

Por, kjo s’është e gjitha sa i përket futbollit.

Me fillim nga ora 13:00 do të luhen dy ndeshje mjaft interesante në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani – Malisheva, transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin Sport 1, nën komentimin e Andin Lokajt.

Derisa në kanalin e Sport 2, do të transmetohet loja Dukagjini – Prishtina, nën komentimin e Arbon Flugajt.

Sporti më i bukur në botë vazhdon me atraksionin e vet në Artmotion.

Nga ora 14:00, transmetohet ndeshja e radhës e La Liga-s në mes të Villarealit dhe Gironas.

E nga oira 15:00, spektakli futbollistik vazhdon me dy ndeshje të Serie A.

Torino – Napoli, transmetohen drejtpërdrejtë në kanalin Sport 4 nën komentimin e Andi Shabanit.

Kurse,  ndeshja Parma – Lazio, nën komentimin e Lirim Pecit.

Nga ora 15:00, në Artmotion do të ketë futboll edhe për ata me shije franceze.

Adhuruesit e futbollit francez do të kenë mundësi ta ndjekin ndeshjen Montpellier – Lille.

Termini në orën 16:15 do të jetë i rezervuar për ndeshjen Real Madrid – Getafe, që transmetohet në kanalin Sport 2 me komentim të Arlind Sadikut.

Dhe radha i erdhi Superligës së Turqisë.

Nga ora 17:00, në kanalin Sport 4 do të transmetohet loja Galatasaray – Eyupspor.

Në po këtë orë, do të ketë vend edhe për sporte të tjera që i sjell veç Artmotion.

Adhuruesit e flaktë të basketbollit, do të kenë mundësi ta ndjekin lojën Trepça – Vëllaznimi.

E po ashtu do të ketë edhe Moto GP .

Gara e madhe e Katarit, do të jetë në program për ata që i duan garat motoristike.

Kjo garë do të transmetohet nën komentimin e Naim Selmanit.

Artmotion vazhdon po në ora 17:00 në transmetimin e drejtpërdrejtë të ndeshjes së Ligue 1 në mes të Lyonit dhe Nicës.

Derisa nga ora 18:00 në kanalin Sport 1 do të transmetohet ndeshja Fiorentina – Inter nën komentimin e Andin Lokajt.

Derisa nga ora 18:00 në kanalin Sport 1 do të transmetohet ndeshja Fiorentina – Inter nën komentimin e Andin Lokajt.

Nga ora 18:30 do të luhet ndeshja e La Liga-s në mes të Rayo Vallecanos dhe Athletico Bilbaos.

Derisa nga ora 18:00 në kanalin Sport 1 do të transmetohet ndeshja Fiorentina – Inter nën komentimin e Andin Lokajt.

Nga ora 18:30 do të luhet ndeshja e La Liga-s në mes të Rayo Vallecanos dhe Athletico Bilbaos.

Ora 19:00 i rezervon dy ndeshja basketbollistike.

Ajo në mes të Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, që transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin Sport 3 nën komentimin e Agon Fehmiut.

E po ashtu në këtë kohë do të luhet edhe ndeshja në mes të Pejës dhe Borës.

Dy ndeshje futbollistike do të jenë të rezervuara në orën 20:45, një e Serie A dhe një e Ligue 1.

Lecce – Juventus, do të transmetohet në kanalin Sport 1 nën komentimin e Lirim Pecit.

Derisa do të zhvillohet edhe ndeshja në mes të Marseille dhe Monacos.

Kurse nga ora 21:00 në kanalin Sport 2, transmetohet ndeshja e La Liga-s Real Sociedad – Real Betis, nën komentimin e Arbon Flugajt.

E krejt në fund të spektaklit sportiv, do të jetë ndeshja e ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA, në mes të Indianas dhe Memphisit, që transmetohet nga ora 21:30.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT