Fustani i zi dhe sandalet me rripa: kombinimi i pagabueshëm për çdo rast

Fustani i zi dhe sandalet me rripa: kombinimi i pagabueshëm për çdo rast

Fustani i zi i thjeshtë dhe sandalet me rripa përbëjnë një dyshe klasike, që nuk del kurrë nga moda. Këtë gjë e dëshmoi këtë javë edhe Jennifer Aniston në Nju Jork

Në vitet ’90, gratë dilnin nga sallonet e parukerisë me të njëjtën prerje flokësh, e cila u bë ikonike nën emrin “The Rachel”. Ky stil, me shtresa dhe me maja të kthyera nga brenda, mori emrin nga personazhi Rachel Green në serialin “Friends”, i interpretuar nga Aniston.


Ashtu si frizura, edhe sandalet minimaliste me rripa që aktorja zgjodhi për afterparty-n e premierës së sezonit të ri të “The Morning Show”, fituan statusin e një klasiku. E kombinuar me një fustan të zi të thjeshtë, Aniston riktheu elegancën e viteve ’90, një estetikë që ka mbetur gjithmonë në modë, transmeton Telegrafi.

gettyimages

Pse ky kombinim është i përjetshëm

Sekreti qëndron në thjeshtësinë dhe sofistikimin e tij. Çdo fustan i zi funksionon – qoftë i gjatë pa rripa, apo një model deri në gju me dekolte V. Për të arritur një dukje të relaksuar, por të sofistikuar në stilin e viteve ’90, mjafton ta kombinoni me sandale të thjeshta me taka të holla.

Që kjo dyshe është vërtet universale e dëshmoi edhe modelja Rosie Huntington-Whiteley, e cila në ceremoninë ELLE Style Awards në Londër zgjodhi një fustan mini Burberry të zi, me dekolte katrore dhe fund në formë V-je. Pamjen e kompletoi me një çantë të vogël elegante dhe sandale të zeza me rripa nga Aquazzura.

Stil që nuk dështon kurrë

Ndryshe nga modelet e flokëve, me të cilat është e lehtë të gabosh edhe kur janë trend, kombinimi i fustanit të zi me sandale të zeza me rripa është gjithmonë një zgjedhje e sigurt. Ky stil i viteve ’90 përshtatet në çdo rast, qoftë për tapetin e kuq, një mbrëmje në qytet apo një darkë romantike.

Cilindo fustan të zi të vishni, mjafton ta kompletoni me këto sandale dhe do të dukeni elegante pa shumë përpjekje. /Telegrafi/