Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë të dielën, nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.
Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë e zjarrit, një fishekë si dhe pesë gëzhoja, transmeton Klankosova.tv.
Ndryshe, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti në një aheng familjar dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë e zjarrit, një fishekë si dhe pesë gëzhoja. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
The post Fushë Kosovë: Shtiu me armë gjatë një ahengu familjar, arrestohet i dyshuari appeared first on Klan Kosova.