Fushë Kosovë: Arrestohet një burrë për shitje të paautorizuar të armëve

Fushë Kosovë: Arrestohet një burrë për shitje të paautorizuar të armëve

Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin se ka shitur në mënyrë të paautorizuar armë apo mjete plasëse.

Policia e Kosovës ka hapur rast ndaj të dyshuarit për veprën “Import, Eksport, Furnizim, Transportim, Prodhim, Këmbim, Ndërmjetësim ose Shitje e Paautorizuar e Armëve apo Mjeteve Plasëse”,m transmeton Klankosova.tv.

“Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Është bërë kontrolli i shtëpisë së tij, mirëpo nuk është gjetur asgjë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

The post Fushë Kosovë: Arrestohet një burrë për shitje të paautorizuar të armëve appeared first on Klan Kosova.