Angazhimet ditore i lënë anash, e për disa minuta u bënë bashkë në një vend.
Hapja e fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit qe sebepi, që kjo sallë, mesditën e së enjtes në kryeqytet, të mbushej plot më profesionistë shëndetësorë, të mbijetuara të kësaj sëmundje e politikanë.
Këtu nuk mungoi as kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Nga kjo hapësirë ku në secilin cep dominoi ngjyra rozë, ministri në detyrë i shëndetësisë, Arben Vitia u lavdërua pak për siç tha, investimet e bëra viteve të fundit në sektorin që drejton.
Madje edhe lista e barnave esenciale po thuhet u pasurua me ilaçe të reja.
Drejtori i Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi theksoi se aktualisht Klinika është e furnizuar më 80 për qind të medikamenteve të nevojshme për trajtim, derisa sqaroi se cilat janë ato që janë shtuar.
Por, pacientët po vazhdojnë të kenë pakënaqësi.
Kjo fushatë që u nis zyrtarisht me 2 tetor do të zhvillohet gjatë gjithë muajit nëpër të gjitha komunat e vendit.
The post Fushata anti-kancer: Mamografia udhëton nëpër komuna (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.