Një person është arrestuar në Viti pasi që i njëjti gjatë djegjes së disa mbeturinave, zjarri ka dalë nga kontrolli dhe ka djegur një fushë ku kishte paraqitur rrezik për banorët e fshatit.
Policia bën të ditur përmes raportit se zjarri është shuar nga zjarrfikësit.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt, raporton Klankosova.tv.
The post Fusha përfshihet nga zjarri pas djegies së mbeturinave, arrestohet një i dyshuar appeared first on Klan Kosova.